Portieri i Lazios, Thomas Strakosha ka marr fajin për golin e dytë të RB Salzburgut dhe beson që “ajo ndryshoi gjithçka” në eliminimin e tyre në Evropa Ligë.
“Biancocelesti” kishte fituar takimin e parë të kësaj ndeshje çerekfinale me rezultat 4 me 2 dhe ishin në avantazh për 1 me 0 mbrëmjen e kaluar në Austri, por në fund u shkatërruan duke u mposhtur me rezultat 4 me 1, transmeton portali arbresh.info.
“Djelmoshat bënë gjithçka në mënyrë të duhur, ishte gabimi im në golin e dytë dhe ajo ndryshoi gjithçka që ndodhi më pas”, ka thënë Strakosha pas ndeshjes.
“Ishte vërtetë zhgënjyese sepse nuk e merituam të largohemi ashtu. Ne pranuam golin e barazimit menjëherë pasi morëm epërsinë dhe ndoshta u frikësuam pak. Në atë pikë, ne thjeshtë u ndalëm”
“Ishte gabimi im për golin e dytë dhe nga aty ishte një errësim i plotë ku ne pranuam tri gola për katër minuta”
Lazio nuk ka kohë për të vajtuar humbjen për shkak se ata do të përballen të dielën me rivalin lokal – AS Roman për pozitën e tretë dhe një vend në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?