Google ADS

Tahiri: Beqaj duhet të japë dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij

00:28 | 13 Prill 2018
Trina Galanxhi

 Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri thotë se Besim Beqaj, ministër i Inovacionit, duhet të japë dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij në rastin “Pronto”.

Ai ka thënë se secili ministër, ndaj të cilit konfirmohet aktakuza, duhet të largohet nga pozita që mban në qeveri.

Këtu nuk ka përfshirë Valdrin Llukën e Zhvillimit Ekonomik, ndaj të cilit tashmë është konfirmuar një aktakuzë. Tahiri në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se kjo është në duar të kryeministrit dhe partisë së koalicionit, AKR.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme