Pesë të arrestuar dhe disa të lënduar nga aksioni i policisë në parkun e qytetit

23:56 | 12 Prill 2018
M. A.

Policia  e Kosovës ka arrestuar pesë aktivistë të organizatës studentore “Studim, Kritikë, Veprim” dhe ka lënduar disa të tjerë të cilët janë dërguar në spital për të marr trajtimin e nevojshëm, shkruan arbresh.info

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në parkun e qytetit teksa kjo lëvizje po festonte tetë vjetorin e themelimit.

Përmes një statusi në facebook, SKV thotë se policia ka përdorur dhunë  ndaj aktivistëve.

Postimi i plotë:

5 të arrestuar dhe dhjetëra aktivistë studentë në spital nga intervenimi i brutal i Policisë

Sot, Lëvizja STUDIM KRITIKË VEPRIM, shënoi 8 vjetorin e themelimit të saj. Gjatë ditës patëm ekspozitën në kampusin universitar me aktivitete të SKV-së dhe në mbrëmje në ”Parkun e Qytetit” ishim mbledhur për të shfaqur dokumentarin e Lëvizjes sonë studentore.

Policia e Kosovës rreth orës 22:00 erdhi dhe në mënyrë brutale ndaloi aktivitetin në hapësirë publike duke intervenuar edhe dhunshëm mbi studentët aktivistët që ishin mbledhur aty. Nga ky intervenim u arrestuan 5 aktivistë dhe dhjetra të tjerë po marrin trajtim në ambulantë.

Dhuna e Policisë është e pajustifikueshme dhe e qëllimshme, pasiqë po të njejtit policë ishin edhe disa orë më vonë dhe aktiviteti ynë u ndërpre dhunshëm para orës 00:00 të mesnatës.

Ne dënojmë ashpër dhunën policore dhe kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme