Koreja Jugore kërkon nga Kim Jong-un të heq dorë nga duhani gjatë samitit historik

22:45 | 12 Prill 2018
Trina Galanxhi

I dërguari i Koresë Jugore kishte gjasa të zemëronte shumë liderin koreano verior Kim Jong-un, pasi ka kërkuar nga ai që të heq dorë nga pirja e duhanit gjatë bisedimeve të rëndësishme.

Kim Jong-un konsiderohet duhanpirës i rëndë dhe besohet se shefi i intelegjencës koreano veriore u zemrëua fort kut kur Chung Eui-yong, drejtori i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Koresë së Jugut, i tha atij të merrte në konsideratë lënien e duhanit, transmeton portali arbresh.info

Duke cituar burime të shumta qeveritare nga Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut, gazeta japoneze Asahi Shimbun raporton se Kim kishte pyetur mbi mundësistë për të hequr dorë nga duhani dhe kishte vazhduar pyetjen me “A është sinqerisht i dëmshëm për shëndetin?”

Kim Yong-chol, ish-kreu i inteligjencës kombëtare për Korenë e Veriut, thuhet se është tmerruar nga kërkesa e koreano veriorëve, sidomos pasi lideri i vendit të izoluar njihet për temperament të shkurtër.

Megjithatë, gruaja e Kim, Ri So Ju besohet të jetë kënaqur nga kërkesa, pasi sipas raporteve ajo gjithmonë ka kërkuar nga ai që të heq dorë nga duhani.

Kim shpesh herë është parë nëpër publikimet e medias shtetërore duke pirë duhan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme