Forcat qeveritare siriane kanë rimarrë qytetin e Doumës, duke fituar kështu kontrollin e plotë të ish-enklavës së mbajtur nga rebelët e Ghoutas Lindore, sipas një zyrtari ushtarak rus.
Trupat siriane i dëbuan luftëtarët e fundit rebelë nga Douma të enjten, tha gjenerali i përgjithshëm Yury Yevtushenko, kreu i Qendrës ruse për pajtimin sirian, për mediat lokale, transmeton portali arbresh.info.
“Sot, një ngjarje historike në historinë e Republikës Arabe të Sirisë u zhvillua”, citohet të ketë thënë ai për agjencinë e lajmeve Sputnik.
“Flamuri shtetëror që valon mbi një ndërtesë në qytetin e Doumës shënoi kontrollin e rifituar mbi këtë vendbanim, dhe rrjedhimisht mbi tërë Ghoutan Lindore”.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga qeveria siriane./Arbresh.info/
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...