Shpend Ahmeti pjesë e partisë së re?

22:29 | 12 Prill 2018
M. A.

Deputeti i GDP-së, Visar Ymeri ka folur rreth orientimit politik të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahemti.

Ymeri ka shprehur bindjen se kur të formohet partia e re e tyre, pjesë e saj do të jetë edhe Shpend Ahmeti i cili ani pse dha dorëheqje nga VV-ja, nuk i është bashkuar ende asnjë grupi politik.

Ymeri në emisionin “Debat Plus” me Fidan Ramën, në TV Dukagjini, ka thënë se ata janë në bisedime dhe është shumë i bindur se Ahmeti do ti bashkohet këtij grupi në momentin kur të bëhet partia e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme