Kërcënimet nga Perëndimi po kontribuojnë vetëm në destabilizimin e Sirisë dhe të rajonit, ka deklaruar Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad.
“Sa herë që ushtria siriane arrin një fitore, disa vende perëndimore ngrejnë zërin dhe intesifikojnë lëvizjet e tyre në një përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve”, tha Assad, transmeton portali arbresh.info
Pas sulmit të dyshuar kimik në Douma, ku mbetën të vdekur 70 persona, SHBA-të dhe disa vende perëndimore janë zotuar se do të përgjigjjen me sulme ajrore, duke rritur kështu tensionet me Rusinë, aleatin e vetëm të Sirisë.
Ministria e Jashtme e Rusisë gjatë ditës së sotme ka deklaruar se ushtria sirane ka marrë kontrollin e plotë në Douma./arbresh.info/
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...
Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin
Hoxha takoi kryetarin e Prezencës së OSBE-së, flasin për pro...
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” – Kiara Tito flet për rapor...
Kurti takon Kryeministren e Samoas, flasin për bashkëpunim