Paloka tenton të godasë Ramën me televizor

20:59 | 12 Prill 2018
Arbresh.info

Miell, ujë, vezë, letra, ishin sendet që opozita hodhi sot në parlament ndaj kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar.

Por në momentin kur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u kthehet me një shishë ujë, deputeti i PD-së, Edi Paloka duket se ka humbur “toruan”.

Ai ka shkulur një televizor plazma që ndodhet në sallë dhe tentoi ta hedhë në drejtim të Ramës.

Ishin punonjësit e Gardës ata që ndaluan veprimin e nënkryetarit demokrat të Kuvendit./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme