Maqedoni, miratohen ligjet për ATO-në dhe ndjekjen e komunikimeve

20:34 | 12 Prill 2018
Arbresh.info

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot votuan ndryshimet në ligjin për Agjencinë Teknike Operative dhe për ndjekjen e komunikimeve.

Ligjet u sollën me konsenzus, i arritur pas bisedimeve të grupeve të punës nga ana e pushtetit dhe opozitës. Këto dy ligje janë pjesë e paketës së ligjeve reformuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trajço Dimovski nga OBRM-PDUKM-ja, tha se partia opozitare seriozisht do të ndjek zbatimin e ligjeve, si dhe kuadrin e ATO-së, si dhe udhëheqësin.

Ndërsa Frosina Tashevska-Remenski nga LSDM, tha se teksiti i ligjit për ATO është ndryshuar, pas debateve me ekspertë të fushës.

Në kuadër të seancës së sotme të Kuvendit, u votuan edhe ndryshimet në Ligjin për armë, për gjueti si dhe u votua Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme