Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur në rrëzimin e Qeverisë. Ata kanë paralajmëruar organizimin e një tryeze, ku të ftuar do të jenë të gjitha partitë politike.
Ky vendim i LDK-së parasheh që partitë politike, ato parlamentare dhe jo parlamentare të ulën në tryezë dhe të caktojnë datën e zgjedhjeve.
Nëse kjo nuk bëhet, ata janë të detyruar të iniciojnë mocionin e mosbesimit.
Avdullah Hoti në një intervistë për Rubikon të KTV-së e vlerësoi se qasje e partisë së tij në këtë aspekt është serioze.
“Në nuk do dalim në rrugë e as nuk do e bllokojmë me dhunë funksionimin e Qeverisë. Ne do të ndjekim rregullat demokratike”, deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...