Kryeministri italian, Paolo Gentiloni ka deklaruar se Roma nuk do të marrë pjesë në aksionet ushtarake kundër qeverisë së Bashar al-Assad, bën të ditur agjencia e lajmeve Agenzia Nova.
Gentilioni ka theksuar se Italia do të vazhdojë të ofrojë mbështetje logjistike për aleatët e saj në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe dypalëshe, transmeton portali arbresh.info
Pas kërcënimeve të presidentin amerikan Donald Trump për të sulmuar Sirinë, si përgjigjje ndaj një sulmi të dyshuar me gaz kimik, tensionet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë rritur ndjeshëm.
Gjatë ditës së sotme edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Berlini nuk do t’i bashkohet kësaj nisme.
Në anën tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se përgjigja nëse Franca do të marrë pjesë në sulmet ushtarake kundër Sirisë “do të vjen shpejt” dhe ka shtuar se Franca ka dëshmi që ushtria siriane ka përdorur gaz kimik në Douma, ku mbetën të vdekur 70 persona./arbresh.info/
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...