Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë një ditë para takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkes, se ky takim është i rëndësishme për Serbinë si partneritet me Gjermanin.
Ai ka thënë se nuk di se si do të jetë takimi me Merkelin, por thotë se bisedimet me të nuk do të jenë aspak të lehta, transmeton lajmi.net.
“…Unë nuk e di çfarë të them, këto bisedime nuk do të jenë të lehta”, ka thënë Vuçiq në lidhje me takimin me Merkelin.
Sipas Vuçiqi, Gjermania është forcë e madhe, ndërsa Serbia është e vogël andaj nuk di si do të ja bëjë sidomos kur të flitet për Kosovën.
“Ata janë forcë e madhe, ne jemi të vegjël, a do të arrijmë…nuk e di”, ka thënë presidenti serb.
Thirrja e Angela Merkelit tregon se kemi arritur të flasim në mënyrë të civilizuar për gjuhën e konflikteve, pushtët e shqiptarëve të mëdhenj si Thaçi dhe lidershipi i tij, shtoi Vuçiq.
Ai ka folur edhe në lidhje me formimin e AKS-së (Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe), ku ka thënë se ne nuk do ta përshtatim në bazë të asaj që thonë shqiptarët, por sipas mënyrës së nënshkruar në Bruksel, shkruan B92.
“Nuk do t’i përshtatem të “vërtetës” as të Hashim Thaçit, as të Sasa Jankoviq, por as të Vuk Jeremiqit, absolutisht nuk do i dëgjojë ata… do të bëjmë vetëm atë që është nënshkruar me të vërtetë”, ka thënë ai.
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Çka po i mungon Rovenës brenda shtëpisë
Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite ...
Barcelona në gatishmëri, Napoli është gati të shesë Kvaratsk...
Lela dhe Leo diskutojnë për raportin e tyre