Një burrë nga Siria ka deklaruar se ka kaluar një muaj i bllokuat në seksionin e tranzitit në një aeroport në Malajzi, pjesërisht si pasojë e luftës civile që po ndodh në vendin e tij.
Çështja e Hassan al-Kontar u shfaq kur ai filloi të postojë nga jeta që bënte në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpur, transmeton portali arbresh.info
Ai thotë se është deportuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Malajzi gjatë vitit 2016, pasi humbi edhe lejën e punës në kohën e shpërthimit të luftës në Siri.
Ai ka theksuar se nuk ka qenë në gjendje të hyjë në Malajzi dhe se përpjekjet e tij për të arritur në Kamboxhia dhe Ekuador ishin të kota.
Aeroporti dhe Departamenti i Emigracionit i Malajzisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të gazetarëve për komente.
Duke folur në një video intervistë me gazetarët e BBC-së, Al-Kontar tha se “ai ka humbur shpresat” dhe se në ‘mënyrë dëshpëruese” kërkon ndihmë.
Ai ka theksuar se Emiratet e Bashkuara e kanë deportuar atë në vitin 2017, pasi “është një nga vendet e pakta që jep viza për sirianët”.
Autoritetet nga Malajzia nuk kanë pranuar që të japin komente në lidhje me rastin në fjalë.
Ai tha se është larguar nga Siria në vitin 2016, që të shmangë ushtrinë dhe që nga ajo kohë ishte lëshuar një fletë arrest për të./arbresh.info/
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision