Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar qytetarët se, pas 19 vjetësh, Ministria e Shëndetësisë bëhet me udhëzimin e parë administrative për rregullimin e çmitmit të barnave.
Ismaili ka thënë se kjo është një etapë e re për Ministrinë e Shëndetësisë e cila ndryshon tërësisht situatën duke nxjerrë përfitime të shumta.
“Përcakton çmimin maksimal të blerjes (tavani i çmimit) për produkte medicinale. Cakton çmimin për rimbursim nga Fondi për Sigurim Shëndetësor për secilin produkt medicinal”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i ministrit Ismaili:
Sot kam një lajm të rëndësishëm për të ju dhënë rreth zhvillimeve të fundit në sektorin shëndetësor.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, sistemi shëndetësor përkundër përpjekjeve të cilat nuk i mohoj se kanë ndodhur, vazhdimisht është ballafaquar me probleme të shumta, si: Furnizmi me barna, blerja e produkteve nga Lista e Barnave Esenciale nga Ministria e Shëndetësisë, reimbursimi i tyre, çmimet e fryra, dëmtimi i buxhetit etj.
Prandaj, sot dua të ju njoftoj që pas një pune gjashtë mujore intensive, ne kemi përgatitur Udhëzimin Administrativ i cili përfundimisht rregullon çmimin e produkteve nga Lista e Barnave Esenciale.
Kjo është një etapë e re për Ministrinë e Shëndetësisë e cila ndryshon tërësisht situatën duke nxjerrë përfitime të shumta.
Përcakton çmimin maksimal të blerjes (tavani i çmimit) për produkte medicinale.
Cakton çmimin për reimbursim nga Fondi për Sigurim Shëndetësor për secilin produkt medicinal.
Për këtë arsye, ne nesër kemi organizuar edhe një diskutim publik në të cilin do të flitet për këtë Udhëzim Administrativ para se ta dërgojmë në Qeveri për miratim.
Ngadal po përmbushim tërë infrastrukturën ligjore për rregullimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna me çmime kost-efikase, pa dëmtuar buxhetin e shtetit dhe duke mënjanuar çfarëdo keqpërdorimi të mundshëm.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...