Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka reaguar para mbledhjes së Byrosë, duke thënë se reagimi në parlament i opozitës do të jetë edhe më i fortë nëse kuksianët do të lihen në burg.
“Parlamenti është bërë një qelbësirllëk i gjithi, vendi po shkon drejt përplasjes civile. Për fat të keq nuk ka asnjë reagim më të vogël nga ndërkombëtarët, apo Shoqëria Civile. Opozita është vendosur përballë një situate që mund të sjellë pasoja të pariparueshme. Në mbledhje dihen vendimet që do të merren, do të dënojnë një bastard të pafytyrë si Bushati për të mbuluar pisllëqet e tjera dhe jo Ramën që fyeu një popull të tërë. Për Ramën ka vetëm një fund. Nëse kuksianët do të mbahen në burg reagimi do të jetë edhe më i fortë se i sotmi”, tha Paloka./Top Channel
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...