Ish-mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur për ndeshjen e mbrëmshme, ku ish-skuadra e tij u eliminua nga Real Madridi.
Futbollisti italian tha se po të ishte në fushën e lojës, do “eksplodonte” me vendimin e gjyqtarit në fund të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Juventusit ishte duke fituar 0 me 3 midis “Santiago Bernabeu”, por në minutën e fundit gjyqtari anglez akordoi penallti për vendasit, të cilët me golin e shënuar u kualifikuan për në gjysmëfinale.
“Penalltia ishte e lehtë, por ka mundur të mos jepet nga arbitri kryesor. Nëse unë do isha në fushë, do eksplodoja. Kur luani një lojë të mirë dhe në 10 sekonda të fundit humbni, kjo është një çmenduri”, tha Pirlo.
Ish-futbollisti i New York Cityt thotë se Juventusi tani do të fokusohet në Serie A, por kjo humbje gjithmonë do t’iu mbetët në mendje.
“Një humbje e tillë kalon brenda pak ditës, ligën nuk e kanë mbaruar, kështu përqendrimi do të jetë atje. Por, zhgënjimi vështirë se do të largohet”, shtoi 38-vjeçari.
Pirlo ka organizuar një ndeshje lamtumirëse më 21 maj të këtij viti, ku do të luhet në “San Siro”.
“Zgjodha 21 majin për shkak të numrit që mbaja në fanellë”, përfundoi italiani.
Kujtojmë që Pirlo i dha fund me ekipin amerikan gjatë sezonit të kaluar dhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...