Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një njoftim që lidhet me vajzën e saj të vogël ku ka pohuar se persona të paidentifikuar kanë hapur një profil në emër të Era Metës, vajzës së vogël të familjes Meta. Kryemadhi i ka bërë thirrje prokurorisë dhe krimit kibernetik në Ministrinë e Brendshëm që të hetojë këtë rast, ndërsa paralajmëroi se autorët do ta paguajnë shtrenjtë.
Postimi i plotë:
“Ky eshte nje profil fals ne emer te Eres, vajzes time dhe qe sot po keqperdoret ne Facebook nga persona te paguar. I bej thirrje drejtorise se krimit kibernetik ne ministrine e brendshme dhe prokurorise te nise hetimet per kete rast flagrant abuzimi per nje te mitur. Ne te njejten kohe paralajmeroj ata qe keqperdorin femijet e mi se nuk do e kalojne lehte kete akt pervers, te frymezuar dhe sponsorizuar nga ata qe kurre nuk kane respektuar familjet e aq me pak femijet e tyre.
Ju lutem bejeni report kete profil! “, ka shkruar Kryemadhi.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...