Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin ndaj oficerëve korrektues të akuzuar për veprën penale lirim të kundërligjshëm të personave të privuar nga liria, me pretendimin se e kanë lënë të lirë të dënuarin Fisnik Blakaj, i cili ka qenë i shtrirë në QKUK.
Trupi gjykues në krye me gjyqtarin Shashivar Hoti, ka shpallur aktgjykimin me anë të të cilit oficerët korrektues Gëzim Slivova, Xhemajl Dervisholli, Kjani Rrustemi, Mentor Mehmeti, Arben Latifi, Driton Berisha, Mefail Mihovci e Agron Sadiku i ka liruar nga akuza.
Sipas prokurorisë, të akuzuarit Gëzim Slivova, Xhemajl Dervisholli, Kjani Rrustemi, Mentor Mehmeti, Arben Latifi, Driton Berisha, Mefail Mihovci dhe Agron Sadiku, në cilësinë e oficerëve korrektues në Gjilan dhe Lipjan në periudha të ndryshme kohore prill – shtator 2015, gjatë sigurimit të të dënuarit Fisnik Blakaj në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë, e kanë lejuar të njëjtin që të dalë nga spitali për të shkuar në banesën e tij në Lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Të akuzuarit, fillimisht kanë qenë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por më pas prokuroria e ka bërë rikualifikimin e veprës penale, duke i akuzuar më pas për veprën penale lirim të kundërligjshëm të personave të privuar nga liria.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...