Google ADS

Ministri i jashtëm grek nuk flet para mediave në Kosovë, arsyeja qesharake

16:01 | 12 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i jashtëm grek, Nikolaos Kotzias po qëndron sot në Kosovë.

Ai është pritur pasdite nga homologu i tij kosovar, Behgjet Pacolli, raporton Arbresh.info.

Ndonëse ishte paraparë që të mbahej një konferencë për media pas takimit mes dy shefave të diplomacive, ajo është anuluar në momentet e fundit.

I pyetur nga gazetarët pasi Kotzias ka dalë nga takimi me Pacollin se përse nuk flet për mediat kosovare derisa një gjë të tillë e ka bërë për ato serbe, ai ka thënë se për Prishtinën ka shumë pëe të folur pasi ka specifikat e saj.

“Për Prishtinën ka shumë për tu folur. Prishtina ka disa specifika të saj për këtë”, ka thënë Kotzias kalimthi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme