Google ADS

Matoshi: Fitore Pacolli po rren ashiqare

15:44 | 12 Prill 2018
V. S.

Këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi ka reaguar ndaj deputetes së Vetëvendojses, Fitore Pacolli e cila tha se këtë vit nuk ka liberalizim të vizave për kosovarët.

Deklaratat e Pacollit, Matoshi i ka quajtur gënjeshtja dhe manipulime, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka thënë se manipuluesit nuk e kanë vendin në Kuvend

Postimi i plotë:

Rrena dhe manipulimi publik është shndërruar në doktrinë dhe strategji për me tubue një grusht vota ma shumë, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një bashkëpjesëmarrëse në takim me zyrtarë të BE-së në Prishtinë – për fatin e të vërtetës – sapo na dëshmoi se Deputetja e VV Fitore Pacolli ka rrejtë ashiqare, kur deklaroi se zyrtarë të BE-së i paskan thânë se sivjet nuk ka viza për kosovarët!?

Kur një deputete e zgjedhur nga populli e rren atë pa iu dridh çerpiku, atëherë duhet t’ia kujtojmë asaj proverbin që thotë: Nuk më vjen keqe qe m’ ke rrejtë por që s’do të besoj mâ kurrë!!!

Manipuluesit nuk e kanë vendin në Kuvend!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme