Barcelona do të jetë në mungesë të Ivan Rakiticit në dy ndeshjet e ardhshme për shkak se i është nënshtruar një operacioni në dorën e tij.
Kroati ka thyer një gisht të dorës së djathtë gjatë disfatës mbrëmjen e së martës në Romë dhe synon të rikthehet më 21 prill në Kupë të Mbretit, transmeton portali arbresh.info.
“Kam filluar rikuperimin për të qenë i gatshëm sa më shpejtë që është e mundur”, ka konfirmuar Rakitic në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter së bashku me një foto të tij në spital.
“Faleminderit për mesazhet tuaja”
‘Marca’ beson që lojtari nuk do të jetë pjesë e “Blaugranëve” në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Valencias dhe Celta Vigos./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...