Google ADS

Britaniku ia lë milionat shqiptarit

14:50 | 12 Prill 2018
Arbresh.info

Milioneri britanik, Wynford Hodge vdiq në moshën 94-vjeçare, por pasurinë e tij prej 1.5 milionë funtesh nuk ia ka lënë gruas së tij, por çiftit që ishte përkujdesur për të, shkruan “Daily Mail”.

Gruaja e tij, Joan Thompson, 79-vjeçare, kishte jetuar 42 vjet me Wynford Hodge, derisa në vdekjen e tij, vitin e kaluar, por ajo nuk i mori milionat nga ai, përcjell albinfo.ch.

Ish-bashkëshorti i saj ka vendosur që pasurinë e tij t’ia jap dy qiraxhinjve të tij që u kujdesën për të gjatë fundit të viteve të jetës.

I ndjeri gjithashtu kishte edhe katër fëmijë, por pasurinë ia la çiftit. Ai ishte arsyetuar se Joan, kishte të ardhura të mira dhe nuk kishte nevojë për paratë e tij.

Ajo iu drejtua gjykatës ku ka kërkuar pasurinë e ish-burrit të saj, por gjykata ka vendosur se asaj i takon vetëm një vilë me vlerë prej 225 mijë funtesh dhe rreth 190 mijë të tjera për ta rinovuar.

Hodge, i cili vuante nga kanceri i prostatës, bëri më shumë se 10 testamente para vdekjes së tij, e më pas i dërgoi ato në Gjykatën e Lartë në Kardif.

Në spital pak para se të vdiste, ai i kishte thënë gjykatësit dhe gruas që të mos shqetësohen, pasi ajo do t’ia dilte mbanë.

Por, në testamentin e fundit të cilin ai e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016 la gjithçka që kishte në duart e dy banorëve Karla Evans dhe Agon Berisha. Çifti me mirësi u bënë milionerë të menjëhershëm në vdekjen e zotit Hodge.

Prindërit e dy fëmijëve të vegjël, shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e plakut. Ata më vonë filluan t’i ndihmonin plakut pa rrogë dhe nisën ia kryenin pazaret që ai kishte.

Megjithatë gjykatësi i rastit urdhëroi që njëra pronë që ishte e burrit të plakës të transferohej tek ajo. Gruaja mori edhe disa përfitime tjera nga vendimi i gjykatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme