Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al Jassim, të cilin e informoi rreth gjendjes aktuale sa i përket angazhimeve dhe planeve të kësaj Ministrie në fushat përkatëse.
Reçica e falënderoi ambasadorin e Kuvajtit për përkrahjen e vazhdueshme që shteti i Kuvajtit po i jep Kosovës në të gjitha proceset e saj më të rëndësishme, shkruan arbresh.info.
Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e pa rezervë të shtetit të Kuvajtit për Kosovën.
Të dy u dakorduan për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në çështjet prioritare, nëpërmjet bashkërendimit të veprimeve në fusha përkatëse dhe shikimin e mundësive të bashkëpunimit të përafërt me shtetin e Kuvajtit në fushën e punësimit dhe mirëqenies se qytetarëve në përgjithësi./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...