Google ADS

Man Utd refuzon shitjen e Marcus Rashfordit

13:27 | 12 Prill 2018
Arbresh Info

Manchester United raportohet se do të refuzoj shitjen e Marcus Rashfordit në fund të këtij sezoni.

20-vjeçari thuhet se është duke menduar për të ardhmen e tij në Old Trafford pr shkak se është i frustruar me qëndrimin jashtë linjës startuese që nga transferimi i Alexis Sanchez në merkaton e muajit janar, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, bazuar në një raport nga ‘ESPN‘, United nuk është i përgatitur të shes reprezentuesin anglez dhe do të refuzoj çfarëdo oferte që vjen gjatë merkatos verore.

Rashford është shfaqur 97 herë brenda 112 paraqitjeve te United qysh pas arritjes së Jose Mourinhos si trajner, por sulmuesi nuk ka arritur të siguroj një pozitë startuese nën udhëheqjen e portugezit këtë sezon.

Produkti i akademisë së klubit, i cili ka shënuar 12 gola brenda 44 paraqitjeve për klubin këtë sezon, ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me gjigantin anglez në vitin 2016./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme