Google ADS

Haradinaj: Jam i obliguar ta qoj Asociacionin në Kushtetuese

11:40 | 12 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në diskutimin “Fol Hapur” ka folur edhe për Asociacionin dhe për ultimatumin që ka dhënë Lista Serbe për formimin e kësaj të fundit duke thënë se procesi i filluar për Asociacionin është proces serioz.

“Çfarëdo që përgatitet si statut i Asociacionit duhet të vërtetohet nga Gjykata Kushtetuese. Obligimin që unë e kam tani duhet me dërgu në Kushtetuese sepse ndryshe nuk guxoj. Jam i obliguar ta bëjë nuk kam zgjidhje tjetër”, ka thënë Haradinaj, raporton Arbresh.info

Ai ka thënë se nuk janë prishur me Listën Serbe për shkak të Asociacionit.

“Me Listën Serbe është bukur një marrëveshje e zorit se atëherë nuk i kemi pyet çka na ndan por çka na bashkon. Kjo ka qenë marrëveshja dhe unë këtë marrëveshje e kam respektu. Idhnimi i tyre ka ndodhë më ditën e arrëstimit të Marko Gjuriqit” është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë se Lista Serbe e ka ofru dorëheqjen por se nuk e ka pranuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme