Pak para mesnatës me 62 vota kundër, 40 për dhe 2 të përmbajtur nuk u miratua mosbesimi ndaj Qeverisë “Zaev”. VMRO-DPMNE-ja nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë aktuale.
Nga gjithsej 51 deputetët sa i fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, vetëm 40 deputetë votuan për interpelancën e ngritur menjëherë pas kthimit në Kuvend.
VMRO-ja mocionin e mosbesimit, sipas tyre, e ngriti për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë dhe paaftësisë së partnerëve të koalicionit qeverisës LSDM-BDI për udhëheqjen e institucioneve, raporton Alsat-M.
Gjatë debatit të ashpër në Kuvend, opozita akuzoi se pushteti punon vetëm për interesat partiake dhe se në muajt e kaluar nuk ka realizuar asnjë projekt dhe asnjë reformë të premtuar para zgjedhjeve. Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij pak para votimit i bëri thirrje opozitës për konstruktivitet në interes të shtetit dhe në prag të proceseve eurointegruese.
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...