Këshilli Drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 11.04.2018 mori vendim që të gjitha medieve në Republikën e Kosovës t`u drejtohet me këtë komunikatë.
Duke pas parasysh se ditëve të fundit janë përshpejtuar ecuritë e procedurave të shqyrtimit dhe aprovimit të ProjektLigjit për nivelizimin e pagave kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të mbështet dhe aprovon propozimet nga dokumenti i përbashkët i menaxhmentit të Policisë të Republikës së Kosovës dhe Sindikatës të Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.
Sipas njoftimit të policisë, në këtë dokument komisioni i përbashkët i menaxhmentit të Policisë dhe Sindikatës të Policisë së Kosovës kanë punuar një periudhë të gjatë kohore në mënyrë profesionale dhe e kanë hartuar këtë dokument që i është dërguar qeverisë dhe dikastereve kompetente qeveritare.
“Grupi i punës gjatë punës dhe hartimit të këtij dokumenti me sqarimet përcjellëse që përmban dokumenti janë përpjekur që mos të dëmtohen interesat e punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të jenë të barabartë me dikastere te tjera të sigurisë në vendin tonë, siç është FSK-ja, jo më shumë, por jo edhe më pak, duke marr parasysh punën dhe përgjegjësitë që ka Policia e Kosovës në zbatimin e detyrave konform Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Ligjit të Policisë dhe ligjeve tjera, për të mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin e vendit, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Duke pas parasysh se kjo çështje është tashmë aktuale me përpjekje që sa më shpejt të aprovohet, te punonjësit e Policisë së Kosovës ka shqetësime se çfarë do të ndodh me pagat e tyre.
Andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës të aprovoj propozimet e PK-së dhe SPK-së që janë në dokumentin e theksuar më lartë, në të kundërten paknaqësitë do tështohen dhe Sindikata e Policisë do të ndërmerr hapa tjerë sindikal në këtë drejtim.
Me datë 05.02.2018 Qeverisë së Republikes së Kosovës ju kemi drejtuar me shkresën Nr.01-04/2018 me të cilën për punonjësit e Policisë kemi kërkuar gjetjen e mundësive për zgjidhjen e çështjes më jetike për punonjësit e Policisë së Kosovës e që është sigurimi alternativ shëndetësor dhe jetësor.
Mirëpo, akoma nuk patëm asnjë përgjigje nga qeveria, edhe pse e dine Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mbarë opinioni publik se Policia e Kosovës është policia e vetme në rajon dhe në botë, e cila nuk ka sigurim shëndetësor dhe jetësor.
Këtë çështje që nga themelimi i Sindikates të Policisë së Kosovës e kemi shtruar si çështjen më prioritare për punonjësit e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës është institucioni më i rrezikuar në shoqëri. Këtë e argumenton fakti se që nga themelimi i Policisë së Kosovës deri më tani kemi 17 raste të vdekjes në kryerje të detyrës, ndërsa numri i të lënduarve gjatë gjithë kësaj kohe është i madh dhe si pasojë në mesin tonë kemi zyrtar policor që ka mbet invalid i përhershëm.
Prandaj, Sindikata e Policisë, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës në një afat sa më të shkurtë t`u jep epilog këtyre dy çështjeve jetike për punonjësit e Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%