Gjendja momentale në ndërmarrjen për menaxhimin e trenave “Trainkos” nuk është e mirë. Kjo për shkakun se që nga gushti i vitit të kaluar është reduktuar numri i linjave për transport të udhëtarëve.
Zyrtarët e “Traikosit” presin që shumë shpejt disa prej këtyre linjave të riaktivizohen. Këtë e konfirmojnë edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët thanë se linja Prishtinë-Pejë do të rifillojë operimin gjatë muajit prill.
Haxhi Raci, udhëheqës i Zyrës për kontroll, siguri dhe kualitet në “Trainkos”, i tha Radio Kosovës se derisa në vitin 2017 operonin me dhjetë linja hekurudhore, këtë vit për shkak të mungesës së mjeteve, gjashtë prej tyre janë ndërprerë, ndërsa vetëm katër sosh janë duke operuar.
“Vitin e kaluar kemi operuar me dhjetë10 trena, dhe kanë qenë katër linja në drejtim të Pejës dhe gjashtë linja në drejtim të Hanit të Elezit. Aktualisht operojmë vetëm me katër trena, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar këtë vit nuk janë në qarkullim gjashtë linja, të cilat nuk funksionojnë fare”, tha ai.
Islam Morina, zyrtar për komunikim në divizionin publik në Ministrinë e Infrastrukturës, i tha Radio Kosovës se Ministria e ka të ndarë buxhetin për vitin 2018-të për riaktivizimin edhe të dy linjave, të cilat aktualisht nuk janë duke u mbajtur. Ai bëri të ditur se linja Prishtinë-Pejë do të riaktivizohet këtë muaj.
“Nga mesi i muajit prill të këtij viti, do të riaktivizohet edhe një linjë e relacionit Prishtinë-Pejë (vajtje – ardhje), sepse ne, si Ministri e Infrastrukturës dhe Trainkosi jemi në fazën finale të nënshkrimit të marrëveshjes për OSHP, vetëm deri sa komisionet ta përfundojnë punën, shkruan rtklive.
Ndërsa qytetarët thonë se udhëtimi më tren është me komod dhe shumë më i lirë. Për këtë qëllim ata kërkojnë shtimin e linjave në të gjitha drejtimet ku infrastruktura është funksionale.
Për qytetarët është më mirë me qenë edhe gjatë ditës një linjë, se tani është vetëm në mëngjes e në mbrëmje. Të ishte edhe një linjë tjetër gjatë ditës, është më e arsyeshme. Udhëtimi me tren është më i mirë për studentët, e edhe çmimet janë të lira, 0.80 centë për studentë.
Ndërsa përfituesit më të mëdhenj të shfrytëzimit të trenit të udhëtarëve janë: Kategoritë e dala nga lufta (veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve), studentët, pensionistët etj./radio kosova/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...