Google ADS

Punimet në “Fehmi Lladrovci” mbyllin një pjesë të rrugës

10:57 | 12 Prill 2018
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pas dëmtimeve të shtresës së asfaltit në rrugën “Fehmi Lladrovci”, Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave është e detyruar që të intervenojë për ta bërë sanimin dhe shtresimin e kësaj rruge, në të dy shtigjet (nga Rrethi i Flamurit, deri tek rrethi i spitalit).

Si pasojë e punimeve, të shtunën, më 14 prill, do të bëhet mbyllja e shtegut të parë të rrugës, ku edhe do të fillojnë punimet.

Pas kryerjes së punimeve në këtë pjesë, do të vazhdohet në shtegun tjetër, njofton Klan Kosova.

Rregullimi i gjithë segmentit rrugor pritet të bëhet brenda 30 ditëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme