Muhaxheri: Unë duhet të jem kandidat i LDK-së për kryeministër

09:18 | 12 Prill 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është e gatshme për zgjedhje.

Muhaxheri ka thënë se ai duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.

“Besoj që unë duhet të jem kandidatë për kryeministër. Kam qeverisur mirë dhe kam fituar pa balotazh. Nuk shoh ndonjë kandidaturë tjetër”, tha Muhaxheri, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, Gazmend Muhaxheri është duke ushtruar mandatin e  dytë si kryetar i Komunës së Pejës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme