Marcelo thumbon Barçën: Ne jemi Real Madridi, nuk eliminohemi si ata

08:51 | 12 Prill 2018
Arbresh Info

Real Madridi arriti të vazhdonte tutje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por ata ishin në prag të eliminimit pasi pranuan tri gola ashtu si Barcelona mbrëmjen e së martës.

Por, kapiteni për mbrëmjen e kaluar, Marcelo, shpjegoi që skuadra e tij nuk do të lejonte një lloj shkatërrimi që t’i ndodhë atyre, transmeton portali arbresh.info.

“Ne duhet të përballeshim dhe bëmë gjithçka që është e mundur për të shkuar tutje”, ka thënë Marcelo pas ndeshjes.

“Ajo që i ndodhi Barcelonës nuk do të ndodhte edhe me ne sepse ne jemi Real Madridi”


Duke folur për vendimin e gjyqtarit rreth penaltisë pas faulimit të Lucas Vazquez, braziliani ishte i bindur që vendimi ishte i duhur.

“Penaltia ishte shumë e qartë”, shpjegoi ai.

Real Madridi iu bashkua Bayern Munichut, Liverpoolit dhe Romas në gjysmëfinale./arbresh.info/

Të ngjashme