Google ADS

Cristiano Ronaldo ndërpreu Buffonin në intervistë për ta përqafuar

08:33 | 12 Prill 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo e ndërpreu portierin Gianluigi Buffon derisa ishte duke dhënë një intervistë pas eliminimit të Juventusit mbrëmjen e së martës nga Real Madridi.

Pas disfatës 3 me 0 në takimin e parë në çerekfinale, Juventusi shënoi tri herë në Santiago Bernabeu duke krijuar një përfundim mjaftë të tensionuar, transmeton portali arbresh.info. Derisa ndeshja dukej se po shkonte në vazhdime, gjyqtari Michael Oliver vendosi të ipte penalti pas faullit të Mehdi Benatias në Lucas Vazquezin.

Lojtarët e Juventusit protestuan vendimin për disa minuta dhe Buffon u ndëshkua me karton të kuq pas reagimit të ashpër ndaj gjyqtarit Olivier.

Cristiano Ronaldo u përgatitë për të ekzekutuar penaltinë që i siguroi Real Madridi në vend në shortin e së premtes në gjysmëfinale.

Sa i përket Buffonit, kjo ndeshje mund të jetë paraqitja e tij e fundit në Ligë të Kampionëve, megjithëse 40-vjeçari ende nuk ka zbuluar vendimin e tij rreth të ardhmes.

Pas ndeshjes, Buffon ofendoi gjyqtarin Oliver edhe në një intervistë, duke pretenduar që zyrtari i Premierë Ligës “ka një kazan plehrash ku zemra e tij duhet të jetë”. Ndërkohë, Ronaldo insistoi se Oliver ishte të drejtë për vendimin e tij për penalti.

Dhe derisa lojtarët po largoheshin nga Santiago Bernabeu, Ronaldo ndërpreu Buffonin, i cili ishte duke folur për media, për të përqafuar portierin e Juventusin duke thënë më pas disa fjalë të mëdha për të.

“Kam shumë respekt për Buffonin, fjalët që ka thënë për mua dhe për atë që unë kam thënë për të”, ka thënë Ronaldo për ‘RTP’ pas ndeshjes.

“Ai është një portier i mrekullueshëm dhe unë shpresoj që kjo nuk është paraqitja e fundit në Ligë të Kampionëve, ai është portieri më i mirë i të gjitha kohërave”

/arbresh.info/

https://twitter.com/Spazio_J/status/984192580836569094

Të ngjashme