Gjykata turke ka caktuar masë arresti me paraburgim për gjashtë pjesëtarët e organizatës terroriste FETO/PDY të sjellë në Turqi nga Kosova përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) nën akuzat “udhëheqje të organizatës terroriste” dhe “spiunazh ndërkombëtar”, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi për paraburgimin e të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është caktuar nga një gjykatë penale në Stamboll.
Të dyshuarit janë sjellë në gjykatë pas marrjes paraprake të dëshmive nga ana e Prokurorisë Republikane të Stambollit dhe Byrosë së Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara.
Ndryshe, MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars solli në Turqi gjashtë pjesëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO./AA/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...