Dita e sotme ka qenë e “pafat” për një të ri nga Peshkopia, i cili ka rënë në prangat e policisë gjatë një kontrolli rutinë në rrugë.
18-vjeçari i është gjetur në automjetin tip “Benz” që drejtonte, një armë zjarri automatik. Sipas uniformave blu i riu lëvizte gjithmonë me armën me vete.
“U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sadi. R, 18 vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në pjesën e bagazhit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik dhe 190 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet proceduriale kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Moti në Shqipëri me vranësira mesatare dhe kthjellime ne lin...
“Jam që 48 vite në futboll” – deklarata e Ancelottit pas El ...
10 ushqimet ideale që duhet të konsumohen në mëngjes
Moti sot me diell
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?