Google ADS

Suedia heq detyrat e shtëpisë për fëmijët, shkaktojnë stres

00:54 | 12 Prill 2018
Trina Galanxhi

Suedia ka marrë vendim që të heq nga plani detyrat e shtëpisë për nxënësit e shkollave fillore.

Një ndër arsyet kryesore është përqindja e nxënësve emigrantë, që kanë kaluar vetëm disa vite në vendin skandinav, transmeton portali arbresh.info

Shkolla e Stureskolanit në qytetin e Boden, Qarku i Norrbottit, ka paraqitur projektin duke theksuar se ato shkaktojnë stres te fëmijët.

“Ne vazhdimisht marrim raporte që fëmijët nuk ndihen mirë dhe kjo ndosh për shkak të nivelit të lartë të stresit që kanë ata në lidhje me mësimet”, tha drejtoresha e shkollës Petronella Sirkka për SVT.

Sipas saj, shumë hulumtime sugjerojnë se studentët që nuk kanë stres të detyrave të shtëpisë janë më pak sfiduese për mirëqenien e tyre psikologjike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme