Një femër transgjinore ka zbuluar se i dashuri i saj e refuzoi kur iu afrua si burrë, por më pas ra në dashuri me të kur iu prezantua si femër.
Erin Anderson, e cila lindi djalë dhe quhej Aaron, thotë se e kuptoi që kishte lindur në trupin e gabuar që kur ishte 3 vjeç, kur nisi të vishte takat e gjyshes.
Në moshën 18-vjeçare kontaktoi për herë të parë me fiksimin e saj, Jared Norris, i cili nuk pranoi të lidhej me të. Por, dy vite më vonë, pasi Erin nisi trajtimin me hormone femërore, Jared i bëri “like” një fotoje të saj në Instagram dhe aty filloi historia e tyre e dashurisë.
Çifti ka dy vite i lidhur tashmë dhe Jared është i lumtur, pavarësisht se partneres së tij i duhet të bëjë operacionin përfundimtar për ndryshimin e gjinisë.
“Ajo kërkon të bëhet edhe më shumë femërore me disa ndërhyrje të tjera, por për mua është e bukur kështu siç është. E di që ajo nuk ndihet mirë në tranzicionin nga mashkull në femër, por tani nuk kemi mjaftueshëm të holla për operacionin”, tregon Jared./tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...