Buffon me fjalë të rënda për gjyqtarin në deklaratën pas ndeshjes

00:39 | 12 Prill 2018
Trina Galanxhi

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është shprehur tejet i ashpër me gjyqtarin e ndeshjes ndaj Real Madridit në deklaratën e tij me të përfunduar takimi.

Gardiani legjendar i Juves mbajti portën të pa prekur drejt vazhdimeve pranë rezultatit 3-0 në ndeshjen kthyese, por një vendim i gjyqtarit anglez Oliver i dha penaltinë Realit ku në protestë e sipër Buffon edhe u përjashtua nga loja.

“Ishte një e dhjeta e penaltisë”.

“E di se çka ka parë gjqytari, ishte sigurisht një incident i dyshimtë. Një incident i dyshimtë në minutën e 93-të kur kemi pasur një penalti të pastër të mohuar në ndeshjen e parë, nuk mund të akordohet një penalti e tillë në këtë pikë”.

“Ekipi dha gjithçka, por një qenie njerëzore nuk mund të shkatërrojë ëndrra të tilla në fund të një rikthimi të jashtëzakonshëm për një incident të dyshimtë”, transmeton Telegrafi.

“Qartë nuk mund të keni zemër në gjoksin tuaj, por një shportë mbeturinash për të bërë këtë. Mbi të gjitha, nuk keni karakterin për të ecur në fushë në një stadium të tillë për të bërë këtë, e në të kundërtën mund të qëndroni në tribuna me bashkëshorten, me fëmijët duke pirë Sprite dhe duke ngrënë biskota”.

“Nuk mund të shkatërroni ëndrra të një ekipi në këtë formë”.

“Reali meritoi kualifikimin pas dy neshjesh, u dëshiroj më të mirën dhe ka qenë gjithmonë nder për mua që të përballem me këtë klub, por objektivisht ne kemi merituar së paku vazhdimet”.

“Do të jemi nervozë këtë javë kur të zbresim në fushë në Serie A”, deklaroi Buffon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme