Google ADS

“SHBA-ja po i dikton Bashkimit Evropian çfarë të bëj me Kosovën”

23:52 | 11 Prill 2018
M. A.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Koçijançiç ka deklaruar se BE mbështet krijimin e Asociacionit në bazë të ligjeve të Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se ndjehet i befasuar.

“Unë jam i befasuar nga një deklaratë e tillë sepse unë iu thash atyre në Bruksel disa herë se AKS do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, parimet dhe planin e zbatimit, pra vetëm në përputhje me këtë. Ne nuk jemi në Bruksel sepse pajtohemi me ekzistencën e shtetit të Kosovës, pavarësinë e Kosovës por është e kundërta e kësaj. Ne jemi këtu për të negociuar për të gjitha gjërat që nuk pajtohemi”, është shprehur Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Analistja serbe, Zheljka Cvijanoviq ka thënë për ‘Sputnik’ se nëse Asociacioni themelohet në bazë të Gjykatës Kushtetuese asnjë komunë serbe nuk do të ketë kompetencë.

“Për këtë arsye zemërimi i Vuçiq është plotësisht i kuptueshëm. BE ka dal nga statusi i neutralitetit dhe ka një kurs të dukshëm, domethënë presionin e Shteteve të Bashkuara ndaj Bashkimit Evropian”.

Cvijanoviq ka shtuar se mesazhi i Maja Koçijançiç ka rrjedhur nga amerikanët dhe kjo është ajo që BE duhet ta ndalojë.

Ajo pretendon se negociatat e Beogradit dhe Prishtinës nuk janë kuptimplotë pasi që të dyja palët duhet të bëjnë lëshime ndryshe nuk do të ketë arritje.

“Serbia ose duhet të japë gjithçka për asgjë ose do të detyrohet të kalojë në një konflikt të ngrirë”.

Opsioni i dytë që analistja sugjeron është që Serbia të ofrojë rezistencë, por rezistencë inteligjente politike dhe përmes kësaj të përpiqet të arrijë qëllimet.

“Kam frikë se nuk ka zgjedhje të veçantë këtu. Mendoj se duhet të rezistojmë. Evropa kishte vetëm hapësirë pasi mbante qëndrime të mira politike. Tani që amerikanët e kanë shtypur nuk ka më vend për sjelle të mira politike”, ka theksuar Cvijanoviq.

Bashkëbiseduesja e ‘Sputnik’ ka shtuar se Spanja do të vazhdojë t’i qëndrojë besnike Serbisë mirëpo vetëm për interesa të veta ndërsa sa i takon Asociacionit asaj nuk i intereson aspak kjo çështje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme