Google ADS

Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që janë për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian

23:10 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

Sipas hulumtimit të “Evrotnik”, i kryer në periudhën nga 1 e deri më 21 mars, të këtij viti, është rritur numri i qytetarëve që mendojnë se Maqedonia duhet të hyjë në Bashkimin Evropian.

Nga 1043 të pyetur, madje 70% e të pyeturve mendojnë se Maqedonia është në rrugën e duhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

32% e të pyeturve mendojnë se Maqedonia do të arrij të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE) në pesë vitet e ardhshme.

Marrëveshja e fqinjësisë së mirë Maqedoni-Bullgari vlerësohet pozitive nga 49% e të pyeturve, dhe negative nga 30% e të pyeturve.

Sipas hulumtimit, maqedonasit dhe shqiptarët mendojnë se Greqia është armiku më i madh i Maqedonisë, por grekët mendojnë se Turqia është armiku më i madh i tyre, që për qytetarët e Maqedonisë mendohet se është miku më i madh i vendit.

Një përqindje e lartë e të pyeturve në Maqedoni dhe Greqi mendojnë se vonimi i zgjidhjes së çështjes së emrit është në dëm të të dy shteteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme