Real Madridi ka eliminuar Juventusin nga Liga e Kampionëve.
Madrilienët u kualifikuan falë golit të Cristiano Ronaldos nga penalltia në minutën e 96, ani pse humbën 3:1.
Juventus ka kaluar në avantazh prej 1:0 që në minutën e dytë me Mario Mandzukiqin.
Sulmuesi Mario Mandzukiq e ka dyfishuar epërsinë për Juventusin në 2:0 në minutën e 38-të.
Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet 2:0 në favor të Juventusit.
Juventus përmbys gjithçka.
Matuidi e shënon golin e tretë për 3:0 dhe barazon shifrat e ndeshjes së parë.
Real Madrid fitoi penallti në minutën e tretë të lojës shtesë, një penallti e dyshimtë e dhënë nga gjyqtari Michael Oliver.
Ronaldo ishte i saktë nga penalltia duke shënuar në portën e Szczesnyt i cili e zëvendësoi Buffonin që u përjashtua me kartonë të kuq.
Sfida e parë e zhvilluar në Torino ka përfunduar 3:0 në të mirë të Real Madridit. /arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=06NcHmX69E8
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme