Hungaria do të vazhdojë qëndrimin e saj kundër emigrantëve dhe do të ndjekë vizionin e BE-së për një bashkim kombesh, por jo edhe për “Shtetet e Bashkuara të Europës”, tha Victor Orban pas fitores së zgjedhjeve parlamentare.
Orban beson triumfi i rizgjedhjes i ka dhënë atij një “mandate të fortë” për të trajtuar problemet që kanë të bëjnë me hunagrezët, transmeton portali arbresh.info
“Populli hungarez ka përcaktuar çështjet më të rëndësishme që janë emigracioni dhe sovraniteti kombëtar”, tha ai.
“Është krejtësisht e qartë, nga rezultati i zgjedhjeve që hungarezët kanë vendosur që vetëm ata do të mund të vendosin se me kë duan të jetojnë në Hungari dhe qeveria do të mbrojë këtë pozicion”, shtoi Orban.
Partia e Victor Orban ka fituar një shumicë të madhe, 134 vende nga 199 që janë në parlament, duke fituar kështu 67 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Partia euroskeptike dhe anti-imigrante, pra, ka siguruar mandatin e saj të tretë radhazi si parti qeverisëse të vendit./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre