Konflikti mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në Siri mund të fusin në “zjarr” të gjithë rajonin në Lindjen e Mesme, ka deklaruar ministri turk i mbrojtjes Nurettin Canikli.
Tensionet e përshkallëzuara mes Rusisë dhe SHBA-ve janë rritur pasi udhëheqësit e dy vendeve kanë kërcënuar me hakmarrje për shkak të dyshimit të përdorimit të sulmit kimik në Siri, ku mbetën të vrarë 60 civilë, transmeton portali arbresh.info
Për 24TV të Ukrainës, Canikli tha se “nëse do të ndodh një sulm kundër forcave sirianë që kanë mbështetjen e Rusisë, do të sjell reagimin e Moskës…dhe nëse Rusia vendos të mos reagojë, ajo të humbasë ndikimin e saj”.
“Vetëm një shkëndijë mund të fusë në luftë të gjithë rajonin dhe të hap derën për konflikt më të gjërë”, tha ai.
Turqia i ka bërë thirrje SHBA-ve dhe Rusisë që të veprojnë me përmbajtje./arbresh.info/
6 të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitj...
Java e parë e vjeshtës, ky është parashikimi i motit në Shqi...
Fillon sot qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës k...
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Moti sot me diell dhe vranësira