Sa më shumë fruta dhe perime që konsumoni, do të keni shumë më pak shqetësime në lidhje me shëndetin.
Sipas Harvard School of Public Health është shumë e nevojshme që të dini se frutat dhe perimet duhet të konsumohen të freskëta dhe sipas stinës, transmeton portali arbresh.info
Qepët e njoma, të njohura ndryshe si qepët e pranverës sjellin shumë të mira shëndetësore, pasi janë të mbushura me vitaminë dhe minerale.
Një qepë e njomë përmban rreth 20microgramë të vitaminës K dhe 1.6 miligramë të vitaminës C. Për shëndetin e të rriturve rekomandohet që të konsumohen të paktën 16 përqind të vitaminës K. Vitamina C dhe K janë esenciale për zhvillimin e eshtrave.
Qepa e njomë ndihmon edhe për sytë, pasi përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A, e cila ndihmon në përmisimin e shikimit. Një qepë e njomë përmban rreth 25 microgramë të vitaminës A.
Ky lloj perimi është jashtëzakonisht i mirë edhe për personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Sasia e konsiderueshme e vitaminës C në qepë të njoma mund të parandalojë presionin e lartë të gjakut, e cila mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës./arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person