Eksperti i sigurisë kibernetike: Të dhënat e Facebook u vodhën edhe në Kosovë

20:49 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

Eksperti i kibernetikës kosovare, Hekuran Doli ka thënë se ka bazë që edhe në Kosovë janë vjedhur të dhënat në Facebook.

Doli ka treguar se ku ka dëshmi që ky skandal ka prekur edhe Kosovën.

Postimi i plotë i tij:

“Te dhena u vodhen edhe ne Kosove

Skandali Facebook vs Cambridge Analytica eshte nje nga qindra mijera rastet kur platforma OpenGraph e Facebook, por edhe platforma tjera online, abuzohen per te cenuar te drejten e privacise se qytetareve. Raste identike te cenimit te privacise permes aplikacioneve si pyetsori i Aleksandr Kogan ka pasur edhe ne Kosove.
Per shembull, e tere kampanja “Misioni i Ri” dhe “Fondi i punesimit”, e zhvilluar ne rrjetet sociale nga PDK, eshte bazuar reth nje aplikacioni ne Facebook, i cili nder te tjera ka bere grumbullimin e te dhenave te qytetarëve. Sipas deklaratave te PDK ne ate kohe kane qene 200.000 qytetarë te abonuar. Nuk e di thellesine e informacioneve qe ky aplikacion ka grumbulluar, mirepo OpenGraph ne ate kohe ka lejuar qe te merren detaje te thella jo vetem te personit qe abonohet ne aplikacion por edhe te shokeve te tije ne Facebook. Pra, teknikisht nese ky aplikacion ne Facebook ka pasur 200.000 abonent, kompania e kontraktuar nga PDK per te menaxhuar kampanjen “Misioni i Ri” ka grumbulluar informacionet personale te pak a shume te gjithe qytetareve te Kosoves. Do te kishte qene mire me u interesu se ku jane keto te dhena sot dhe per cfare shfrytezohen ato?” shkruan Doli në Facebook./Indeksonlin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme