“Deputetët e Aleancës për Shqiptarët do të votojnë ‘të përmbajtur’ në votëbesimin e qeverisë”, tha sot Ziadin Sela nga foltorja e Kuvendit, ku është duke u mbajtur seancë për iniciativën e OBRM-PDUKM-së për mosbesimin e Qeverisë Zaev.
Sela në fjalimin e tij tha se kryeministri Zoran Zaev nuk meriton mbështetje për besim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë i kam dhënë mbështetje kur u zgjodh kryeministër, sot ai nuk e meriton mbështetjen për besim. Vota e Aleancës për Shqiptarët do të jetë e përmbajtur”, tha Sela.
Ai shtoi se në sallën kuvendore ka pasur të pranishëm persona me logjikën “vdiq mbreti, të rojë mbreti”, duke ju përgjigjur Zaevit për fjalët: “Këtë e them me keqardhje, një regjim u prish, ndërsa tani lind një tjetër”.
Sela për Ligjin e gjuhëve, i cili është pjesë e interpelancës, tha se ai është dashur të sillet në vitin 2004 dhe jo sot të flitet për miratimin e tij.
Ai gjithashtu shtoi se Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë pjesë e asnjë, siç tha, loje politike që të mbështes interpelancën për qeverinë.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”