Bledar Devolli mohon Kamzën, vazhdon “misionin” Superliga me KEK-un!

19:12 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

Emri i Bledar Devollit ishte përfolur shumë gjatë këtyre ditëve se mund të marrë drejtimin e skuadrës shqiptare Kamza, që garon në Kategorinë Superiore, por vetë tekniku i KEK-ut në një prononcim për Gazetasheshi.com sqaron gjithçka.

“Më ka kontaktuar presidenti i Kamzës (Naim Qarri), por i kam treguar që kam kontratë me KEK-un dhe do vazhdoj të rrespektoj marrëveshjen”, deklaroi Devolli.

Image result for bledar devolli kek-uGjithsesi Kamza do vazhdojë të kërkoj zgjidhje për shefin e shtabit teknik, pas largimit të Ramadan Ndreut, ndërkohë që Bledar Devolli vazhdon “misionin” Superliga me KEK-un dhe me shumë gjasë nga edicioni i rradhës do jenë pjesë e elitarëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme