Google ADS

UEFA dy shuplaka Guardiolës

18:49 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

Trajneri i Manchester City u dërgua në tribuna mbrëmë pasi pati një përleshje me gjyqtarin kryesorë të takimit City – Liverpool

Menaxheri i Manchester City Pep Guardiola pritet që të dënohet nga UEFA për sjellje të pahijshme kundrejt arbitrit Antonio Mateu Lahoz. Kjo është konfirmuar zyrtarisht edhe nga UEFA.

City humbi me rezultat 2-1 në Etihad Stadium me golat e Mohamed Salah dhe Roberto Firminos, ku Liverpool kaloi tutje me rezultat 5-1 në këtë garë.

Duke ndjekur rikthimin e rezultatit që ishte në disfavor prej 3-0 në Anfield javën e kaluar, Guardiola kishte një formacion sulmues gjë që shënuan në minutën e dytë të takimit.

Por, Leroy Sane shënoi edhe golin e dytë por që u anulua më të drejtë nga anësori sepse Sane ishte në pozitë jashtëloje dhe se topi i ishte kthyer atij nga Milner. Kjo rregull thotë që pozita e tillë është jashtë loje. Vendimi u dëshmua se ishte i drejtë dhe se goli u anulua më të drejtë.

Andaj UEFA ka shkruar se Guardiola ka thyer dy rregulla të displinës në këtë rast – “përjashtim nga stoli i skuadrës” dhe “sjellje të pahijshme ndaj arbitrit”.

Duke folur për BT Sport, Guardiola u arsyetua pas ndeshjes duke folur se ka qenë kundër Lahozit edhe para këtij takimi.

“E kam thënë (goli i Sane) ishte gol. Nuk e kam fyer atë, isha i qetë, isha korrekt. Por, Lahox është një djalosh special ka dëshirë të jetë ndryshe, dëshiron të jetë i veçantë”, tha ai.

“E di çfarë ndodhi edhe në Monaco sezonin e kaluar, ishim 1-1, nuk dha një penallti të pastër për Agueron. Pra, ai dëshiron të jetë i veçantë. Kur të gjithë shohin gjërat e drejta, ai vendos të kundërtën. Nuk kam thënë asgjë të keqe”, ka vazhduar përsëri më avazin e njëjtë Guardiola.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme