Zaev: Nuk kemi menduar që Maqedonia ka qenë shtet i plaçkitur dhe robëruar

18:23 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

“Nuk kemi arritur të parashikojmë se sa ka qenë shteti i shkatërruar dhe financiarisht i grimcuar dhe për këtë arsye nuk kemi arritur të realizojmë disa nga projektet e parapara”, tha kryeministri Zoran Zaev, në seancën e sotme për interpelancën e qeverisë.

Ai shtoi se qeveria do të mbetet dhe nuk do të ankohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk duam të marrim kredi dhe të rrisim borxhin dhe të kthejmë nga një për qind. Jemi në një kohë ku kthejmë borxhe të shumta: 280 milionë euro për projektin “Shkupi 2014″, 60 milionë euro për shëndetësinë, 50 milionë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme, 30 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes dhe kështu me radhë”, tha Zaev.

Ai duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, për largimin e të punësuarve në institucionet shtetërore, tha se gjithë ajo që bëhet është ligjore, pasi po largohen vetëm ata që kanë pasur kontratë në vepër.

Zaev për këtë çështje lëshimin e sheh tek qeveria e kaluar, duke thënë se ajo është dashur t’ju jep vendime për punë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme