Irani zotohet të mbështesë Sirinë dhe të luftojë kundër SHBA-ve

18:08 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

Irani ka paralajmëruar që Teheran do të qëndrojë krah Sirisë në luftën e tyre kundër SHBA-ve, pas kërcënimit të Donald Trump për të sulmuar regjimin e Assadit.

Këshilltari i lartë i liderit suprem të Irani ka thënë se Teherani do të mbështesë Damaskun kundër çdo agresori të huaj, raporton televizionin shtetëror, transmeton portali arbresh.info.

Kjo duket të jetë përgjigje ndaj komenteve të presidentit amerikan Donald Trump për një sulm të mundshëm ushtarak në Siri.

Ali Akbar Velayati i tha TV shtetëror gjatë vizitës së tij në Ghouta lindore në Siri: “Ne do të qëndrojmë pranë qeverisë së Sirisë kundër çdo agresioni të huaj … Irani mbështet Sirinë në luftën kundër Amerikës dhe regjimit sionist (Izrael)”.

Komentet vijnë pasi shtatë personel ushtarak iranian u vranë në sulmin ajror të së dielës në një bazë ajrore siriane, njoftoi media iraniane./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme