Google ADS

“Jam rritur duke e shikuar Messin, të luash kundër tij është fantastike”

17:34 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

Talenti turk i Romës, Cengiz Under, ende është në emocione të fitores ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Roma fitoi dje ndaj Barçës me rezultatin 3-0, ku edhe siguroi kualifikimin e mëtutjeshëm në garën e Evropës.

Under bëri asistin tek goli i tretë i Romës.

“Unë u rrita duke shikuar videot e Leo Messit,” tha ai në një intervistë për Sporx.

“Që kur isha 10 vjeç shikoja Messin. Të luash në fushë me të është një ndjenjë e papërshkrueshme dhe padyshim që unë jam i kënaqur me këtë fitore”, përfundoi Under. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme